Politika Nuk ndihmoi gazetarët për Alvinin, shkarkohet nga detyra Gent Gazheli

Nuk ndihmoi gazetarët për Alvinin, shkarkohet nga detyra Gent Gazheli

Gent Gazheli është shkarkuar nga detyra si ambasador i Shqipërisë në Turqi. Ndërkohë, në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashmte ka nisur puna për zëvendësimin e tij.

Ministria e Jashmte ka propozuar Kastriot Kobon për të marrë postin e Gazhelit.

Nga ana tjetër Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar seancë dëgjimore ditën e nesërme, 12 nëntor, ora 10:00, në Komisionin e Politikës së Jashtme me diplomatin Kastriot Robo, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

Kjo lëvizje në selinë diplomatike shqiptare në Turqi ka ardhur pas akuzave ndaj Gazhelit për rastin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha.

Gazheli u kritikua ashpër pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le Iene”, të cilën e telefonnin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin ashtu sikurse ky i fundit u kishte premtuar për të nxjerrë vogëlushin nga kampi Al Hol.