Sport Nuk po bind Juven, Cancelo drejt Anglisë!

Nuk po bind Juven, Cancelo drejt Anglisë!

Sezoni i Joao Cancelos te Juventus nuk ishte në lartësinë e duhur dhe krahas kësaj raportet e portugezit me Allegrin nuk janë të mira çka e shtyjnë atë drejt një largimi të bujshëm në verë.

Agjenti i tij i famshëm, Jorge Mendes ka nisur bisedimet e para me Manchester United për një transferim te “Djajtë e Kuq” të cilët kanë nevojë për një mbrojtës krahu me eksperiencën e Cancelos.

Një operacion i tillë nuk do të jetë i lehtë pasi bardhezinjtë shpenzuan 40 milionë euro për ta blerë në verë dhe vetëm një ofertë mbi 50 milionë euro mund të bindë Agnellin të privohet nga Cancelo.