Aktualitet Nuk respektoi distancimin social, gjobitet fasoneria në Shkozet

Nuk respektoi distancimin social, gjobitet fasoneria në Shkozet

Foto ilustruese

Në vijim të masave dhe kontrolleve të shtuara policore për respektimin e udhëzimeve për subjektet që i janë rikthyer aktivitetit të tyre, burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se është gjobitur një fasoneri në zonën e Shkozetit, për mosrespektim të distancimit mes punonjësve dhe mos krijim të kushteve të përshtatshme nga ana e drejtuesve.

Fasoneria është gjobitur me 5 milionë lekë dhe masa është marrë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Krimi ekonomik, pas problematikave të konstatuara nga kontrolli i kryer në këtë subjekt.

Autoritetet thonë se vijon puna për kontrollin e fasonerive, kryesisht atyre që operojnë në zonën e Krujës, si një ndër Bashkitë më problematike të qarkut dhe rritjes së rasteve me Covid-19, në 48 orët e fundit.