Bota Nuk respektoi mbretin 67-vjeçar, i hiqen titujt 34-vjeçares

Nuk respektoi mbretin 67-vjeçar, i hiqen titujt 34-vjeçares

Mbreti i shumëpërfolur i Tajlandës, 67-vjeçari Maha Vajiralongkorn, vendosi t’i heqë të gjithë titujt bashkëshortes së tij të dytë, 34-vjeçares Sineenat Wongvajirapakdi për sjellje të keqe dhe mosrespektim të kurorës mbretërore.

Ish-infermieres së ushtrisë, shkruan gazeta mbretërore, iu hoqën titujt për “mosmirënjohje ndaj Mbretit”, si dhe për ambiciet e saj, ajo tentoi të ngrihej në nivelet e Mbretëreshës Suthida Vajiralongkorn.

Në deklaratë thuhet se Mbreti kishte mësuar se “ajo nuk ishte mirënjohëse për titullin që i ishte dhënë”. Në këtë mënyrë, Mbreti urdhëroi ta zhveshë atë nga të gjithë titujt mbretërorë dhe dekorimet.

Mbreti Vajiralongkorn u ngjit në fron pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016. Në maj të këtij viti, ai kurorëzoi Mbretëreshë, bashkëshorten tjetër të tij Suthida Vajiralongkorn.