Aktualitet “Nuk të dhashë puthjen e fundit”, kantautori Gjergj Leka mesash prekës pas...

“Nuk të dhashë puthjen e fundit”, kantautori Gjergj Leka mesash prekës pas humbjes së nënës

Mesazh prekës ai i kantautorit Gjergj Leka, pas ndarjes nga jeta te nënës se tij, dirigjentes së parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi.

Ajo u nda nga jeta në moshën 83-vjecare në Itali, ndërkohë që sic shkruan Leka, është shuar pikërisht në ditëlindjen e të atit të tij të ndjerë.

“Me ike e nuk te dhashe puthjen e fundit……Mezi po prisje te bashkoheshe me babin dhe pikerisht sot ne ditelindjen e tij u ngjite lart. Mi bej hallall gjithe fajet…”, shkruan Leka.

Kush ishte dirigjentja e parë shqiptare

Rozmari Jorganxhi ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike.

Ajo ka qene “mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare.

Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare.

Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet.

Ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.