Bota Nuk vuante nga asgjë, nëna e dy fëmijëve humb jetën 3 ditë...

Nuk vuante nga asgjë, nëna e dy fëmijëve humb jetën 3 ditë pasi u prek nga koronavirusi

Një 48-vjeçare, nënë e dy fëmijëve 6 vjeçarë, binjakë, ka humbur jetën pasi ishte prekur nga virusi Covid-19.

Gruaja, e cila la jetim dy vogëlushë, nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër më parë. Familja e 48-vjeçares Caroline Saunbyc thotë se simptomat e saj u përkeqësuan dhe ajo nisi të kishte probleme me frymëmarrjen, duke e humbur shpejt betejën me infeksionin.

Ajo u nda nga jeta vetëm një javë pasi tregoi shenja të sëmundjes dhe la pas dy djemve binjakë Joseph dhe Elliot, dhe bashkëshortin e pikëlluar, Vic.

Motra e saj binjake, Sarah Jarvis ka folur në përpjekje për të inkurajuar të tjerët ta marrin seriozisht kërcënimin e koronavirusit dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme paraprake.

“Caroline ishte plot jetë, mamaja dhe gruaja më e mahnitshme”, tha ajo.

Në një postim në Facebook, motra e Caroline shtoi: “Jetët tona janë shkatërruar përgjithmonë nga ky virus i tmerrshëm që njerëzit ende nuk po e marrin seriozisht sa duhet. Caroline ishte 48 vjeç, e aftë dhe e shëndetshme dhe ajo u mor nga ne në katër ditë. Kur do të fillojnë ta marrin këtë aq seriozisht sa duhet njerëzit? Ajo ishte thjesht personi besnik bujar më i sjellshëm, vetëmohues që do të takoje ndonjëherë. Ngushëllimi im i vetëm është të di që ajo i arriti qëllimet e saj më të mëdha në jetë duke përmbushur dashurinë e jetës së saj dhe duke pasur djemtë e saj të bukur”.

Familja Saunbyc duhet të qëndrojë në izolim për shkak të masave të sigurisë rreth virusit dhe nuk janë në gjendje të mbajnë zi me të afërmit e tjerë.

“Ne nuk mund të kemi një ceremoni mortore për ta nderuar. Ky është realiteti që na pret dhe tani presim të shohim nëse burri i saj do të sëmuret. Ju lutem merreni këtë si një paralajmërim”.