Kryesore Numër i lartë i pacientëve në spitale, tre pacientë humbin jetën nga...

Numër i lartë i pacientëve në spitale, tre pacientë humbin jetën nga Covid-19

Tre persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se “në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78-vjeçar nga Peqini, një 80-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana”.

I lartë mbetet edhe numri i pacientëve të shtruar në spital. Zyrtarisht janë 201 pacientë të shtruar, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 825 testime në total dhe kanë rezultuar të infektuar 131 persona.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është 68 të prekur në Tiranë,

8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër,

3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.