Kryesore Numër i lartë viktimash nga COVID-19 në Shqipëri

Numër i lartë viktimash nga COVID-19 në Shqipëri

19 qytetarë e humbën betejën me virusin në 24 orët e fundit në vendin tonë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç. “

Nga 3897 testime të kryera, Ministria e Shëndetësisë thotë se pozitivë kanë rezultuar 1021 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje, 14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Prrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.