Kryesore Numër rekord infektimesh me Covid-19 në botë

Numër rekord infektimesh me Covid-19 në botë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar ditën me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus. Përgjegjëse për këtë numër të lartë është kontinenti Amerikan.

OBSH raportoi për 24 orët e fundit 183 mijë raste të reja. Shumica, më shumë se 50 mijë vinin nga Brazili që ndiqej nga Shtetet e Bashkuara dhe India. Sipas autoriteteve numri i lartë vjen si pasojë edhe e rritjes së testimeve në të gjithë botën.

Brazili, vatër e Covid-19

Brazili është prej kohësh një vatër e koronavirusit. Shteti i Amerikës Latine është i dyti për nga numri i viktimave, më shumë se 50 mijë të tillë.

Këto shifra janë si pasojë edhe e situatës politike të paqetë. Ekspertët paralajmërojnë se piku i epidemisë në Brazil është akoma disa javë larg. Më keq se Brazili është vetëm SHBA-ja, me 2.2 milionë raste dhe rreth 120 mijë viktima.