Kryesore Numërimi i votave drejt fundit, si ndahen mandatet në të gjitha qarqet

Numërimi i votave drejt fundit, si ndahen mandatet në të gjitha qarqet

Numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit në të gjithë vendin. Në disa qarqe janë mbyllur numërimet, ndërsa në disa të tjera vijon ende për ato vota që kanë mbetur.

Partia që kryeson në të gjithë Shqipërinë është PS që duket se ka siguruar 72 mandate, më pas renditet PD me 59 mandate, LSI me 6 mandate dhe PSD me 3 mandate.

Ndërkohë 9 partitë e tjera që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat deri në këto momente.

Qarku Berat: PS 5 mandate – PD 2 mandate

Qarku Dibër: PS 2 mandate – PD 3 mandate

Qarku Durrës: PS 7 mandate – PD 6 mandate – LSI 1 mandat

Qarku Elbasan: PS 8 mandate – PD 6 mandate

Qarku Fier: PS 9 mandate – PD 6 mandate – LSI 1 mandat

Qarku Gjirokastër: PS 3 mandate – PD 1 mandat

Qarku Korçë: PS 6 mandate – PD 5 mandate

Qarku Kukës: PS 1 mandat – PD 2 mandate

Qarku Lezhë: PS 3 mandate – PD 4 mandate

Qarku Shkodër: PS 3 mandate – PD 5 mandate – PSD 2 mandate – LSI 1 mandat

Qarku Tiranë: PS 18 mandate – PD 15 mandate – LSI 2 mandate – PSD 1 mandat

Qarku Vlorë: PS 8 mandate – PD 4 mandate

Partia Socialiste është fituese në 8 në qarqe dhe Partia Demokratike në 4 qarqe.