Bota Numri i turistëve në Japoni bie 99,9%

Numri i turistëve në Japoni bie 99,9%

Numri i vizitorëve të huaj në Japoni ra 99,9 % në qershor, krahasuar me një vit më parë, pasi kufizimet e udhëtimit në lidhje me pandeminë shkatërruan industrinë e turizmit, deklaroi Organizata Kombëtare Japoneze e Turizmit (JNTO).

”Japoninë e vizituan vetëm 2 600 vizitorë në qershor, krahasuar me 2,88 milionë në të njëjtin muaj vitin e kaluar”, theksoi JNTO në një deklaratë.

Pandemia bëri që qeveria të vendosë një ndalim hyrje për vizitorët nga 129 vende dhe rajone, duke përfshirë Korenë e Jugut, SHBA dhe Kinën, tregu i saj më i madh i turizmit.

Ekonomia japoneze është bërë gjithnjë e më e varur nga turistët e huaj vitet e fundit dhe zyrtarët kanë organizuar fushata jashtë vendit, veçanërisht në vendet e tjera aziatike për të promovuar industrinë e turizmit.