Sport Nusja e djalit të Topallit sfidon Ilda Bejlerin dhe Marina Vjollcën

Nusja e djalit të Topallit sfidon Ilda Bejlerin dhe Marina Vjollcën

Televizioneve shqiptare i është shtuar edhe një bukuroshe tjetër në moderimin e emisioneve sportive.

Tashmë Ilda Bejleri, Marina Vjollca, Ina Qirjo apo kushdo tjetër do të ketë edhe një “konkurrente” të re e cila vjen nga fusha e modelingut dhe që i është bashkuar sportit.

Bëhet fjalë për Eva Muratin, moderatorja e re e cila njihet nga të gjithë si nusja e djalit të ish-kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ka hedhur tashmë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Pas disa viteve në drejtimin e gazetarit Dyrnjaja, tashmë “Uefa Champions League” në “Vizion Plus” do të prezantohet nga Eva.

Që nga mbrëmja e sotme do të keni mundësi të njiheni me prezantuesen e re, kjo pasi në orën 20:45 do të startojë sfida mes Portos dhe Juventusit që luhet për një vend në 1/8 të kompeticionit më të rëndësishëm europian.