Sport Nxjerr në pah kulturën e Stambollit, zbulohet topi i ri i finales...

Nxjerr në pah kulturën e Stambollit, zbulohet topi i ri i finales së Champions

UEFA ka zbuluar këtë të martë topin e ri i cili do të përdoret në finalen e Champions League 2020, që do të zhvillohet në Stamboll më 30 maj.

I realizuar nga Adidas, topi frymëzohet në dizajn nga qyteti pritës i finales, ku lindja takohet me perëndimin. Dizajni ka të bëjë me një interpretim artistik të bërë me dorë, të hartës së qytetit të Stambollit.

Duke nxjerrë në pah kulturën e artit në Stamboll, yjet e bardhë shërbejnë si kontrast me hartën e qytetit. Bosfori është një vijë natyrale uji që përshkon qytetin dhe është vendosur në qendër të topit. Ndërsa ngjyra vjollcë e theksuar frymëzohet nga dielli që perëndon mbi lum nga lindja në perëndim. Topi gjithashtu është i pajisur me përmirësimet më të fundit teknologjike nga Adidas, për të garantuar që lojtarët më të mirë në Europë të japin maksimumin e tyre gjatë turneut.

UEFA tha se përpara finales, topi do të përdoret edhe në ndeshjet e ardhshme të Champions për këtë sezon, që nisin të martën.