Kryesore “O Zot! Edhe ju keni skuadër futbolli?” Rama habitet në mbledhjen e...

“O Zot! Edhe ju keni skuadër futbolli?” Rama habitet në mbledhjen e FSHF

Ditën e djeshme FSHF në bashkëpunim me qeverinë organizoi një tryezë diskutimesh për t’i dhënë zgjidhje ngërçit që ka mbërthyer jetën futbollistike pas dhunimit të arbitrit në Kamës dhe pezullimit të aktiviteteve sportive.

Në këtë tryezë ku kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të përfshihet në Kodin Penal, dënimi me 3 vjet burg i atyre që shkelin fushën e blertë, nuk munguan as batutat.

Ishte vetë shefi i qeverisë që vuri në lojë një nga aktorët e futbollit.

Duke iu drejtuar administratorit të Orikumit, Gëzim Çapoj, Rama u shpreh i çuditur se si kishte mundësi që kjo zonë ka një klub futbolli.

Sapo administratori i Orikumit, Gëzim Çapoj mori mikrofonin për të folur, Rama ironizoi ekzistencën e FK Orikumit.

Edi Rama: Edhe ju keni skuadër futbolli në Orikum?!

Gëzim Çapoj: Po.

Edi Rama: O Zot!

Gëzim Çapoj: Ju e dini që unë merrem me futbollin, pasi keni qenë dhe jeni deputeti ynë.

Edi Rama: Nuk e dija që keni klub futbolli, më fal!

Shefi i qeverisë nuk e kurseu replikën dhe batutën as me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj apo administratorin e Kastriotit, Gazmend Vogli.

Rama – presidenti i Orikumit on Vidnews.