Bota Obama: Gratë janë më të mira se burrat, do e ndryshonin botën...

Obama: Gratë janë më të mira se burrat, do e ndryshonin botën në dy vjet

“Nëse gratë do të drejtonin çdo vend në botë, do të kishte një përmirësim të përgjithshëm në standardet e jetesës dhe të ardhurat”, kështu deklaroi ish-presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama gjatë një fjalimi të mbajtur në Singapor.

I ftuar në një mbrëmje private, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se shumica e problemeve që shqetësojnë në ditët e sotme rruzullin tokësor, më së shumti vijnë nga njerëz të moshuar, që mbajnë pushtetin për vite të tëra.

Ai gjithashtu foli dhe për polarizimin politik dhe përdorimin e mediave sociale për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Tashmë dua që të gjitha gratë ta dinë. Nuk janë perfekte, por nuk ka diskutim që janë më të mira se burrat. Jam mëse i bindur se nëse për 2 vjet çdo vend në Tokë do të drejtohej nga gratë, atëherë do të shihnim ndryshime rrënjësore në pothuajse gjithçka…standarde jetese, madje dhe në të ardhura”.

I pyetur nëse po e konsideronte të kthehej sërish në krye të politikës, Obama u shpreh se liderët duhet të tërhiqen kur shohin se koha e tyre ka ardhur.

“Është shumë e rëndësishme për liderët politikë që t’i kujtojnë vetes se janë në atë detyrë për të bërë një punë dhe nuk janë të përjetshëm”, u shpreh Barack Obama.