Kryesore Obama reagon për sulmet: Refuzoni liderët që nxisin urrejtje

Obama reagon për sulmet: Refuzoni liderët që nxisin urrejtje

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama iu kërkoi amerikanëve të refuzojnë liderët që ushqejnë urrejtje dhe racizëm me gjuhën që përdorin. Obama nuk përmendi emër por komentet e rralla erdhën pasi pasardhësi, Donald Trump mohoi kritikat se retorika e tij kundër emigrantëve kishte nxitur dhunë.

Deri më tani, ish lideri ishte përmbajtur nga ndërhyrjet lidhur më komentet kontroverse të Donald Trump kundër emigrantëve, por të martën publikoi një deklaratë.

“Ne duhet të refuzojmë gjuhën që e përdorur nga ndonjë lider, që ushqen një klimë frike, urrejtje apo që normalizon ndjenjat raciste; liderët që demonizojnë ata që nuk duken si ne, apo që sugjeroj nëse njerëzit e tjerë, përfshirë emigrantët, kërcënojnë mënyrën tonë të jetesës”, u shpreh ish-presidenti Obama.

Gjatë kohës që ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, Obama u përpoq pa sukses të rriste kontrollin ndaj armëve. Në një intervistë të vitit 2015-të ai e cilësoi dështimin për të miratuar një ligj që do të kufizonte blerjen e armëve, si pengun më të madh të Presidencës së tij.

Ndërkaq, pasardhësi i Obamës, fajësoi supermacizmin e bardhë për sulmet që lanë 31 persona të vdekur. Trump kërkoi veprime urgjente për ndalimin e dhunës përfshirë dënime me vdekje për vrasësit.

“Autori i sulmit në El Paso publikoi një manifest në internet, i dominuar nga urrejtja raciste. Njëzëri, kombi ynë duhet të dënojë racizmin, fanatizmin dhe supermacinë e bardhë. Këto ideologji të këqija duhet të mposhten”, tha presidenti Trump.

Megjithatë ai nuk shprehu mbështetjen për masat e propozuara në Kongres për kontrollin e armëve.