Bota Obama: Trump luajti me ankthet e racave për të fituar në 2016-ën

Obama: Trump luajti me ankthet e racave për të fituar në 2016-ën

“Për miliona amerikanë të tmerruar nga një njeri me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump premtoi një eliksir kundër ankthit të tyre racor”.

Ky është interpretimi i Barack Obamës për zgjedhjet presidenciale që çuan në zgjedhjen e Trumpit në 2016.

“Prania ime në Shtëpinë e Bardhë kishte shkaktuar një panik të thellë, ndjenjën se rendi natyror i gjërave ishte përmbysur”, shpjegon ish-presidenti në kujtimet e tij.

“Këtë e kishte kuptuar Trump dhe  filloi të ngrinte pretendime se unë nuk kam lindur në Shtetet e Bashkuara dhe si pasojë isha një president i paligjshëm”.

‘Toka e Premtuar’, libri me kujtimet e Obamës për katër vitet e tij të para në Shtëpinë e Bardhë, do të dalë më 17 nëntor.