Shëndet Obezët janë më të rrezikuar nga kanceri sesa duhanpirësit

Obezët janë më të rrezikuar nga kanceri sesa duhanpirësit

Obeziteti shkakton katër lloj kanceri më shumë se sa prirja e duhanit, sipas një organizate bamirëse në Britaninë e Madhe. Një hulumtim i fundit ka zbuluar se kanceri i zorrëve, veshkave, ovarialëve dhe mëlçisë kanë më shumë gjasa të jenë shkaktuar nga mbipesha. Hulumtimi thotë se miliona njerëz janë në rrezik të kancerit për shkak të peshës së tyre, dhe se numri i njerëzit mbipeshë është më i madh se duhanpirësit.

Por fushata e saj e re e billboardit që thekson rrezikun e kancerit nga obeziteti është kritikuar shpesh herë për këto sondazhe. Ndërsa studimet ku vënë theksin tek problemet që shkakton obeziteti krahasuar me duhanin, janë kritikuar nga përdoruesit në rrjet.
Por hulumtimi i Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se nuk ka të bëjë me fajësimin e njerëzve me mbipeshë. As nuk sugjeron që pirja e duhanit dhe obeziteti janë drejtpërsëdrejti të krahasueshme në lidhje me rrezikun e kancerit. Të dyja rrisin rrezikun tek një person.

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i Kancerit në përgjithësi. Obeziteti renditet i dyti, thotë studiuesi Cancer Research UK. Por ndërkohë ekspertët e shëndetësisë theksojnë se numri i duhanpirësve po bie, ndërsa numri i njerëzve obezë po rritet.
Paralajmërimi i tyre vjen kur Boris Johnson, u zotua ta rishikojw taksnw e pijeve që kanë sheqer. I pyetur për planet për të zgjeruar tatimin mbi pije joalkoolike, ai u tall me peshën e tij dhe tha se ishte “shumë, shumë ngurrues” për të imponuar taksat që ata që mund ta përballojnë. Ai sugjeroi që “të inkurajojmë njerëzit të ecin, dhe të bëjnë më shumë ushtrime”. Rreth një e treta e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar janë mbipeshë.

Ndërsa lidhja mes obezitetit dhe kancerit është qartë , mekanizmat biologjikë prapa tij ende nuk janë kuptuar plotësisht. Qelizat e yndyrës prodhojnë hormone shtesë dhe faktorë rritës që tregojnë qelizat në trup. Kjo rrit mundësinë e krijimit të qelizave kanceroze. Aktiviteti fizik ndoshta luan një rol gjithashtu, thonë ekspertët. Të jesh i mbipeshë nuk do të thotë që një person do të preket nga kanceri, por do të jetë i rrezikuar. Dhe sa më shumë peshë fiton një person dhe sa më gjatë qëndron mbipeshë, aq më shumë do të jetë i rrezikuar.