Bota OBSH: Duhen bërë vaksinat për gripin e thjeshtë, që të mos ngatërrohet...

OBSH: Duhen bërë vaksinat për gripin e thjeshtë, që të mos ngatërrohet me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka mbajtur sot një takim përditësimi për situatën e COVID-19.

Epidemilogia Maria Van Kerkhove u pyet se çfarë pritet nga periudha e vjeshtës, kur nis edhe stina e gripit të zakonshëm.

Van Kerkhove tha se gripi i zakonshëm mund të ngatërrohet me COVID-19 gjatë kohës së vjeshtës, ndaj zgjidhja më e mirë është që të bëhen vaksinat për gripin e zakonshëm, të cilat ekzistojnë tashmë.

Epidemiologia këmbëngul që vaksinimi ndaj gripit të zakonshëm është tepër i rëndësishëm për t’i bërë ballë situatës pa pasur ndërlikime të mëtejshme.

Qendrat e analizimit të gripit në të gjithë botën, sipas Kerkhove, kanë vënë re një ulje të përhapjes së gripit të zakonshëm kohët e fundit në të gjithë botën, ndoshta për shkak të masave kufizuese për COVID-19, që kanë bërë të mbahen larg dhe viruset e tjera.