Shëndet OBSH: Përdorimi kot më kot i maskave mund të jetë i dëmshëm

OBSH: Përdorimi kot më kot i maskave mund të jetë i dëmshëm

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) vazhdojnë të rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska ​​për fytyrën nëse nuk janë të infektuar nga virusi ose kujdesen për një pacient.

Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha se nuk ka prova konkrete që sugjerojnë se veshja e tyre në mënyrë masive sjell përfitime të mundshme, por theksoi se përdorimi i kotë mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi në luftimin e përhapjes e virusit.

Ai theksoi se OBSH beson se maska ​​duhet të vishen nga njerëz të sëmurë dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor që kanë nevojë për to.

“Ekziston gjithashtu një problem global me mungesën e maskave dhe furnizimeve të tjera mjekësore. Personat më të rrezikuar janë profesionistë të shëndetit, të cilët janë të ekspozuar çdo sekondë të çdo dite. Mendimi për të mos pasur maska ​​është i tmerrshëm”, tha ai për një konferencë për shtyp.

Epidemiologu Maria Van Kerkhove theksoi se është e rëndësishme t’i jepet përparësi përdorimit të maskave nga ata që kanë më shumë nevojë, përkatësisht profesionistë të kujdesit shëndetësor.