Sport Oferta e radhës e Barçës, 100 milionë euro plus dy lojtarë për...

Oferta e radhës e Barçës, 100 milionë euro plus dy lojtarë për Neymarin

Barcelona mësohet se i ka ofruar Paris Saint-Germainit 90 milionë paundë, plus dy lojtarë, për brazilianin Neymar. Klubi spanjoll u ka dhënë gjigantëve francezë një listë prej gjashtë lojtarësh, ku mund të zgjedhin dy prej tyre si pjesë të marrëveshjes. Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Nelson Semedo dhe Malcom janë përfshirë në listë, ndërsa identiteti i lojtarit të gjashtë mbetet i panjohur.

Neymar ka këmbëngulur për t’u larguar nga PSG dhe marrëveshja, ku përveç një shumë të konsiderueshme parash (90 milionë paundë) përfshin edhe kartonin e dy lojtarëve, konsiderohet opsioni më i besueshëm.

PSG tani e kanë pranuar vendimin e 27-vjeçarit për t’u larguar, por klubi francez është i vendosur të arkëtojë një shumë që t’i afrohet shifrës 222 milionë euro, të cilën e shpenzoi dy vite më parë për ta shkëputur O’Ney-n nga klubi katalan. Barça heziton ta paguajnë shumën të plotë, madje drejtuesit katalanë e kanë përcaktuar që çdo pagesë për lojtarin duhet të shtyhet deri në korrik vitit 2020.

Pas nënshkrimit me Antoine Griezmann për 120 milionë euro “blaugranat” kanë ofruar rreth 100 milionë euro plus dy lojtarë për Neymarin, që të jenë në përputhje me rregullat e “Fair Play-t Financiar.”