Bota Oferta më e re në SHBA për t’u vaksinuar, merr dhuratë një...

Oferta më e re në SHBA për t’u vaksinuar, merr dhuratë një cigare hashash

Autoritetet amerikane po mendojnë të gjitha mënyrat për të “joshur” popullsinë e tyre të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Më herët një birrë, pastaj bileta lotarie dhe tashmë një cigare marijuanë. Kjo është iniciativa më e fundit në Shtetet e Bashkuar për të ftuar banorët për t’u vaksinuar. E gjitha ka nisur në shtetin e Uashingtonit, ku konsumimi i kanabisit për qëllime rekreative është i ligjshëm prej vitit 2012.

Tashmë të gjithë personat e rritur që vaksinohen, kanë të drejtën të marrin një “spinelo” falas.

Kushdo që ka mbushur 21 vjeç dhe që merr vaksinën, mund të shkojë në dyqanet e kanabisit për të tërhequr “çmimin”. Iniciativa quhet “Joints for Jabs” dhe u ideua në mes të muajit prill për të ndaluar rënien e numrit të personave të interesuar për t’u vaksinuar.