Aktualitet “OFL do të publikojë listën me emra nga Tirana shumë të njohur,...

“OFL do të publikojë listën me emra nga Tirana shumë të njohur, do çuditeni”

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se brenda 10 ditësh, OFL do të publikojë një listë me emra të personazheve nga Tirana që do duhet të justifikojnë pasurinë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ai u shpreh se janë emra shumë të njohur.

“Fevzi, brenda 10 ditësh do të dalë një listë me personazhe nga Tirana, emra që do të çuditeni. Emra shumë të njohur, që të këshilloj të mos i lexosh (i drejtohet Fevziut), sepse do lodhesh, lista do jetë shumë e gjatë. Prit listën e Tiranës, do dëgjosh gjëra të tmerrshme….”