Aktualitet OFL iu kërkon pasurinë dy të dënuarve për trafik droge

OFL iu kërkon pasurinë dy të dënuarve për trafik droge

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar këtë të martë formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit Kreshnik Budlla nga Durrësi, i dënuar në Spanjë, dhe Fatjon Laze nga Elbasani.

Këta dy individë kanë 48 orë kohë që t’iu përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve në formularin  e posaçëm, në të cilin do të justifikojnë burimin e pasurisë.

Më pas, përgjigjet do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme.