Aktualitet OFL shkon në Krujë dhe Fier, iu dërgon formularin 4 të dënuarve...

OFL shkon në Krujë dhe Fier, iu dërgon formularin 4 të dënuarve për vrasje e drogë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar këtë të mërkurë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë katër të dënuarve nga Kruja dhe Fieri për drogë dhe vrasje.

Burimin e pasurisë duhet ta justifikojnë brenda 48 orëve Hasan Albrahimi, Muharrem Kulla, Agim Hëna dhe Abaz Berhami.

Albarahimi, banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;

Kulla, me banim në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Hëna, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Berhami, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut.