Aktualitet OFL “skanon” grupin e kokainës, pasuritë e Frederik Durdës e Arben Përballës...

OFL “skanon” grupin e kokainës, pasuritë e Frederik Durdës e Arben Përballës në sitë

Operacioni forca e ligjit ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë Arben Bërdallës dhe Frederik Durdës. Të dy këta persona tentua të trafikonin një ngarkese te madhe kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Anëtarët e grupit “kokaina” u arrestuan në vitin 2001 në Tiranë, pas një operacioni te nisur nga Kolumbia dhe Italia. Në atë kohë përgjimet ishin kryer nga antidroga italiane për disa muaj dhe iu dorëzuan drejtësisë shqiptare.

Në këtë aksion u arrestua edhe ish-shefi i policisë gjyqësore, Sokol Koçiu, së bashku me pesë persona të tjerë.

Pesë pjesëtarët e grupit “kokaina”, ishin Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg, Arben Bërballa me 15 vjet, Sokol Koçiu me 15 vjet, Mentor Hadergjonaj me 7 vjet burg, Vehbi Hysi me 5 vjet, ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg.