Aktualitet Operacion kundër lojërave të fatit: Dhjetëra të shoqëruar

Operacion kundër lojërave të fatit: Dhjetëra të shoqëruar

Një operacion policie është zhvilluar gjatë natës së kaluar në disa qytete të vendit kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Dhjetëra persona janë shoqëruar në policitë e Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, personat e shoqëruar janë administratorë të disa lokaleve dhe punonjës.

Policia ka sekuestruar pamje filmike të kamerave të sigurisë dhe aparatë celularë ku dyshohet se organizoheshin baste sportive.