Bota Operacion kundër mafies, furtunë në politikën italiane, jep dorëheqjen lideri i partisë

Operacion kundër mafies, furtunë në politikën italiane, jep dorëheqjen lideri i partisë

Lorenzo Cesa, lider i partisë UDC

Italia sapo doli nga mundësia e një krize politike që do të kishte paralizuar vendin, duke miratuar për pak vota besimin ndaj presidentit Giuseppe Conte.

Por sot faqet e para të mediave italiane janë të gjitha për operacionin e madh të forcave të rendit ndaj pasurive dhe bashkëpunëtorëve të ’Ndrangetës kalabreze, një nga organizatat e strukturuara kriminale dhe më të fuqishme në Itali dhe jo vetëm.

Si rezultat i operacionit, u kryen dhjetëra arrestime në gjithë Italinë , ku spikasin emra të njohur të sipërmarrjes dhe politikës, dhe u sekuestruan asete, ndërtime dhe mjete luksoze për një vlerë shumë të rëndësishme, ku vetëm transaksionet e parave ndaj subjekteve të ndryshme të lidhur me ‘Ngrangheta i afrohen 300 milionë eurove.

Një nga të hetuarit është edhe lideri i një partie të qendrës, UDC, që ka trashëguar simbolet e “Democrazia Cristiana”, partia që ka dominuar politikën italiane pas Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për sekretarin e partisë UDC, Lorenzo Casa, deputet dhe eurodeputetët duke filluar nga viti 2005, dhe një nga politikanët më ekspertë në pallatet e pushtetit italian.

Banesa e tij në Romë u hetua imtësisht mëngjesin e sotëm, nga momenti që Cesa, si dhe të tjerë të hetuar, akuzohen për bashkëpunim me organizatën mafioze. Lideri i partisë deklaroi se “nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat, por në këtë fazë delikate për vendin do të paraqesë dorëheqjen e tij nga partia“.