Aktualitet Operacioni “mami” në Itali, arrestohet “shefi” shqiptar i prostitutave

Operacioni “mami” në Itali, arrestohet “shefi” shqiptar i prostitutave

Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane në Pescara nën akuzën e prostitucionit. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se janë arrestuar një 34 vjeçar, i quajtur Endrit Gjella, një 23-vjeçar i quajtur Dritan Taco dhe një 20 vjeçarja Anxhela Avdiraj.

Të tre të akuzuarit, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti nga gjykata akuzohen se kanë trafikuar vajza të reja në Itali me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.

Pavarësisht se 34 vjeçari ishte në burg, ai ka vazhduar koordinimin e shfrytëzimit të aktivitetit të prostitucionit në zonat hekurudhore në Pescara.

Ai madje, kishte kërkuar edhe vajza të tjera nga Shqipëria.

Operacioni i koduar “Mami” ka zbuluar që tre të arrestuarit merrnin vajza shqiptare dhe rumune për qëllime turistike dhe më pas nisnin veprimtarinë e paligjshme, duke përfituar shuma të majme parash.

Një nga tre shqiptarët ka strehuar për disa ditë disa vajza në një ndërtesë publike në Aterit.