Aktualitet Operacioni në Krujë/ Lleshaj: Ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri!

Operacioni në Krujë/ Lleshaj: Ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri!

Ditën e sotme është bërë me dije nga Policia e Shtetit se është finalizuar Operacioni Policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”.

Si rezultat i operacionit në pranga janë vënë 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cuili shkruan në twitter se kjo e sotmja është “një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale”.

Ministri Lleshaj në twitter:

Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale.

Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi!

Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit 🇦🇱👮‍♂🇦🇱