Aktualitet Opozita anulon protestën e nesërme para Parlamentit

Opozita anulon protestën e nesërme para Parlamentit

Opozita e bashkuar ka anuluar protestën e parashikuar nesër para Parlamentit, për shkak se është deklaruar që nuk ka seancë plenare. Burimet nga selia blu thonë se protesta e radhës para Parlamentit do të jetë në varësi të seancës plenare.
Data fikse e protestës e paralajmëruar nga vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është vetëm ajo e 16 marsit përpara Kryeministrisë.
Edhe protesta e djeshme ishte e paplanifikuar. Ajo u njoftua sapo u mësua mbajtja e seancës parlamentare në orën 17.00.