Politika Opozita e nis stinën e protestave nga Burreli: Qeveria po na varfëron

Opozita e nis stinën e protestave nga Burreli: Qeveria po na varfëron

| Nga American Eye
Shpërndaje

Qytetarët e Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.

Të shumtë në numër, ata bllokuan për më shumë se 1 orë, rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar.

Rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë disa nga arsyet që qytetarët pohuan, që janë detyruar të dalin në rrugë e sheshe.

Kjo ishte protesta e parë që starton valën e protestave në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.