Politika “Opozita u ble me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit”, Berisha për...

“Opozita u ble me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit”, Berisha për kandidatët e Alibeajt: Janë në emër të Ramës

Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Enkelejd Alibeaj , i cili zbuloi një ditë më parë se javën e ardhshme do të prezantohen kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas Berishës çdo kandidat që del është në emër të Edi Ramës.

“Çdo kandidat që del është në emër të Edi Ramës kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Ramën armikun numër të PD si njeriu që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD dhe do të marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto. PD është në te drejtën kushtetuese për të qenë e pavarur. Kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë pozitë-opozitë si persona hajdutë të pamëshirë klani Rama me klanin Basha. Ai që ishte administratori i simfonisë së Ramës dhe Bashës, i kunatit apo bashkëshortes së Bashës. Opozita u ble me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit. Drejtësia kontrollohet nga Rama po ne jemi opozitë serioze ne nuk mund të sillemi si opozitë parashtetërore do përdorim çdo mjet për të mbrojtur pronën publike të qytetarëve shqiptarë. Aty po vidhen 200 metër katror që ka kaluar nga hekurudha te qendra e Durrësit që është e klanit Rama-Alabar se Emar i shiti 100% aksionet. Mbi 60% janë me aksionerë të panjohur”.