Kulturë Ora e maleve në mitologjinë shqiptare

Ora e maleve në mitologjinë shqiptare

Ora e maleve është figurë e bestytnive popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua apo si një gjarpër.

Ajo besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve, dhe i ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqijtë.

Orët mund të kenë qenë një lloj zanash, të cilat thirreshin me emra përkëdhelës si “qofshin të bardha”, “ato të lumturat” apo “ato të mirat”, pa ju përmendur emri.

Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike më e përhapur tek shqiptarët.

Një shtëpi, një fis, apo një njëri mund të ketë patur orën e vet.

Madje, besohej se edhe një zanë e maleve kishte orën e saj. Orët janë të mira apo të liga.

Bekimi dhe mallkimi shpesh bëhej nëpërmjet orës. Braktisja nga ora do të thoshte fatkeqësi për personin apo grupin.