Shëndet Ora ideale e gjumit: Të flesh në 23:00 ul rrezikun e presionit...

Ora ideale e gjumit: Të flesh në 23:00 ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe mban zemrën e meshkujve të shëndetshme

Të shkosh në shtrat në orën 23:00 zvogëlon rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe e mban zemrën të shëndetshme – sidomos te burrat, thonë shkencëtarët. Por për gratë, koha e përsosur për të fjetur është mesnata.

Studiuesit që analizuan më shumë se 14,000 burra dhe gra zbuluan se ata që i përmbaheshin këtyre orëve të gjumit në shumicën e netëve të javës kishin shanset më të ulëta të problemeve kardiake.

Por fjetja më herët ose më vonë rriti shanset për të zhvilluar presionin e lartë të gjakut, i quajtur gjithashtu hipertension, pasi mund të nënkuptojë se njerëzit po flenë shumë ose shumë pak – të dyja këto janë të lidhura me lexime më të larta.

Rreth një në pesë të rritur në Europë vuan nga presioni i lartë i gjakut. Ai është shkaku kryesor i sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Presioni i gjakut, i cili përshkruan forcën me të cilën gjaku juaj shtyn në anët e arterieve ndërsa pompohet rreth trupit, matet në milimetra merkur – ose mmHg.

Një lexim i lartë klasifikohet si çdo gjë mbi 140/90 mmHg.

Pirja e duhanit, obeziteti dhe një mënyrë e keqe jetese mund të rrisin rreziqet, por studimet tregojnë se modelet e parregullta të gjumit janë gjithashtu një faktor.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se të bësh nga shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë mbron nga presioni i lartë i gjakut.

Studiuesit në Universitetin e Kinës Jugore, në Hengyang, gjurmuan 14,536 të rritur të të gjitha moshave për të parë se si zakonet e gjumit ndikojnë në shëndetin e zemrës së tyre.

Rezultatet, të publikuara në revistën Postgraduate Medicine, treguan se burrat që zakonisht shkonin për të fjetur në orën 23:00, kishin 32 për qind më pak gjasa të prekeshin nga presioni i lartë i gjakut sesa të tjerët që shkonin në shtrat më herët ose më vonë.

Për gratë, koha më e shëndetshme e gjumit ishte mesnata.

Në një raport mbi gjetjet e tyre, studiuesit thanë: “Rreziku i presionit të lartë të gjakut u ul gradualisht me vonesën e gjumit.

“Por efekti duket se ndryshon ndjeshëm ndërmjet gjinive”.

“Për meshkujt pika kohore e rrezikut më të ulët ishte ora 23:00, por për femrat ishte mesnata”.

Ata shtuan se gjumi në kohë të tjera mund të crregullojë orën e brendshme të trupit, gjë që mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut.

Mund të pasqyrojë gjithashtu nivele të larta të stresit mendor, i cili gjithashtu mund të rrisë rrezikun për zemrën.