Extra Ora më e shtrenjtë në botë shitet për një shumë marramendëse (nuk...

Ora më e shtrenjtë në botë shitet për një shumë marramendëse (nuk është Rolex)

Ora më e shtrenjtë në botë është shitur në një ankand bamirësie në Zvicër.

Patek Philippe u shit për një shumë marramendëse prej 31 milionë dollarë në Christie.

Ajo është një nga orët më komplekse të krijuara ndonjëherë.

Ora e markës luksoze zvicerane u ble një nga person anonim të shtunën.

Patek Philippe pritej të shitej për 2 milionë paund, por theu rekordin e mëparshëm prej 13.5 milion paund të vendosur nga një Rolex Daytona, në pronësi të yllit të Hollywood, Paul Newman që u shit në vitin 2017.

Grandmaster Chime 6300A-010 nuk është mbajtur kurrë në dorë nga asnjë person.

Ora Patek Philippe Grandmaster Chime 6300A-010, është e vetmja në llojin e saj që do të bëhet me çelik inoks. Ajo përmban 20 komplikacione, tinguj ‘grande’ dhe ‘petite’, një përsëritje minutash, një kalendar të përhershëm me një ekran katër-shifror të vitit, dy zona kohe dhe nënndarjen 24-orëshe dhe minutëshe. Blerësi i orës nuk është identifikuar. (CNBC)

Ajo u krijua posaçërisht për ankandin e së shtunës në Gjenevë për të mbledhur para për distrofinë muskulare Duchenne.

Është vetëm një version i kësaj ore i prodhuar prej çeliku me një mbishkrim të veçantë, “i vetmi”.