Aktualitet “Organizim i urinimit publik”, Veliaj gjobit PD-në

“Organizim i urinimit publik”, Veliaj gjobit PD-në

Në profilin e tij në Twitter, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foton e një protestuesi me kapuç që urinon në derën e Kryeministrisë, ndërsa bashkëngjitur është edhe gjoba e vendosur nga inspektori i Bashkisë.

20 mijë lekë është vlera e gjobës që i faturohet Partisë Demokratike për shkeljen e konstatuar nga bashkia dhe të cilën duhet ta paguajë brenda 5 ditësh.

Ndërkohë, Veliaj në postimin e tij shkruan: “PD gjobitet për të 5 herë për organizime të urinimit publik. Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton. Hipokrizia e “mbro teatrin” duket qartë te ndërtesa e Cherardo Bosios”.