Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i dha të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Europianit U-21 për vitin 2027, së bashku me Serbinë.
Ky turne, i cili do të zhvillohet në Qershor të vitit 2027.
Prej kohësh kundër këtij organizimi të përbashkët me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi kanë bërë një reagim të fortë.
Tifogrupi më i madh i kombëtares shqiptare të futbollit e dënon këtë vendim, duke thënë se ata të cilët u dakordësuan do të mallkohen nga historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur.
Mbetet për t’u parë nëse tifozët tashmë do të bojkotojnë të gjitha ndeshjes e kombëtares, ashtu siç është paralajmëruar më herët.