Viti përbëhet nga katër stinë dhe këtë e dimë të gjithë. Por duket se organizmi i njeriut njeh vetëm dy.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore ‘Nature Communication’, stinët biologjike të trupit tonë janë vetëm dy, dhe organizmi ynë pëson ndryshime në nivel molekular vetëm në fillim të verës dhe në nisje të dimrit.
Studiuesit kanë vëzhguar për 4 vjet me radhë, katër herë çdo vit, kampionet e gjakut të 105 vullnetarëve të moshave nga 25-75 vjeç.
Rezultatet kanë nxjerrë në pah se ndryshimet në organizëm verifikohen dy herë në vit, ku në nisje të stinës së ftohtë, në trupin e njeriut pësojnë rritje nivelet e molekulave të sisitemit imunitar, që shërbejnë për t’u përballur me infeksionet virale tipike të stinës së Dimrit.
Ndërsa në fund të pranverës apo fillim të verës, trupi ynë reagon duke rritur nivelin e glukozës në gjak, një proteinë ‘PER1’ që është rregullatore e ritmit gjumë-zgjim dhe ndryshimet në molekulat përgjegjëse për alergjitë dhe artritet.
Të gjitha këto ndryshime verifikohen vetëm dy herë në vit, çka do të thotë pra, se trupi ynë njeh vetëm dy stinë, të kundërtat, verën dhe dimrin.