Sergei Tikhanovsky, lider e opozitës në Bjellorusi, është dënuar me 18 vite burgim për organizim të protestave kundër Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Ai u akuzua dhe u dënua për disa akuza, mes të cilave edhe ajo e organizimit të trazirave dhe protestave kundër Presidentit Lukashenko pas zgjedhjeve presidenciale të cilat u konsideruan si të vjedhura dhe manipuluara nga opozita bjelloruse.
Tikhanovsky planifikonte që të sfidonte Lukashenkon në zgjedhjet presidenciale të 2020, por u ndalua përpara votimeve.
Por gruaja e tij, Svetlana Tikhanovskaya garoi përballë Lukashenkos. Ky i fundit pretendoi fitoren në zgjedhjet presidenciale. Pas këtij momenti, opozita bjelloruse u ngrit në protesta të mëdha duke akuzuar Lukashenkon për manipulim zgjedhor.
Trazirat në Bjellorusi zgjatën për disa javë, ku pati përplashje fizike mes protestuesve dhe policisë. Lukashenko nuk u tërhoq dhe vazhdoi të qëndronte në detyrë si President.
Svetlana Tikhanovskaya u detyrua të largohej nga vendi së bashku me fëmijët e saj. Vendet Perëndimore bënë thirrje për transparencë të rezultateve zgjedhore dhe përkrahën kandidaten opozitare.
Duke komentuar dënimin për bashkëshortin e saj, Svetlana Tikhanovskaya tha se vendimi i gjykatës është i diskutueshëm dhe u shpreh se çdo dënim është i papranueshëm.
“Unë do vazhdoj të mbroj personin që dua dhe që u bë lider i miliona bjellorusëve”, tha ajo në një reagim në rrjetet sociale.