Politika Oriela Nebiaj pranon mandatin e deputetes së PD

Oriela Nebiaj pranon mandatin e deputetes së PD

Oriela Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes së PD, pas largimit të Grida Dumës.

Nebiaj pritet ta lërë emisionin “Përputhen” që drejton dhe të fokusohet në politikë.

Oriela Nebijaj mori 5599 vota. Ajo ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Nebiaj merr mandatin e deputetes nga i cili hoqi dorë Grida Duma. Kjo e fundit i është përkushtuar një sfide të re si drejtuesi e një emisioni televiziv.