Politika OSBE-ODIHR nxjerr raportin e parë të zgjedhjeve të 30 qershorit

OSBE-ODIHR nxjerr raportin e parë të zgjedhjeve të 30 qershorit

OSBE ka hartuar një raport të ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Kësisoj ekipi i vëzhguesve ndërkombëtare ka injoruar zyrtarisht dekretin e anullimit të zgjedhjeve nga Presidenti Meta, duke njoftuar edhe se në ditët e ardhme do të vijojë zgjerimi i ekipit të vëzhgimit që do të operojë ditën e zgjedhjeve.

“Me ftesë të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe bazuar në rekomandimin e Misionit tëVlerësimit të Nevojave të zhvilluar nga data 19 deri më 21 mars, Zyra e OSBE-së për InstitucioneDemok ratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ngriti Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve (MVZ) më23 maj.

“MVZ-ja, e kryesuar nga Ambasadorja Audrey Glover, përbëhet nga një ekip bërthamë prej 13 vetësh i vendosur në Tiranë dhe 18 vëzhgues afatgjatë të dërguar në të gjithë vendin më 1 qershor.Anëtarët e misionit vijnë nga 22 shtete pjesëmarrëse të OSBE-së. ODIHR-i u ka kërkuar Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së të dërgojnë 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në raport.

OSBE ka theksuar në raport se mazhoranca po shkon në zgjedhje ndonëse në 31 bashki nuk ka kundërshtarë.

Gjithashtu OSBE ka cekur edhe protestat e vazhdueshme të opozitës dhe faktin që 27 kandidatë të opozitës nuk po kandidojnë në zgjedhje.

‘Presidenti Meta ka ofruar në mënyrë të përsëritur të lehtësojë dialogun mes palëve dhe në fund të muajit maj shprehu vullnetin për shtyrjen e zgjedhjeve. Më 10 qershor, duke iu referuar përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin dhe shqetësimeve për sigurinë publike, ai dekretoi shfuqizimin e dekretit për vendosjen e datës së zgjedhjeve.

Më 11 qershor, PS-ja inicioi një debat në Parlament në lidhje me vlefshmërinë e dekretit për shfuqizimin e dekretit të vendosjes së datës së zgjedhjeve dhe shkarkimin e mundshëm të Presidentit’, thuhet ndër të tjera në raport.