Politika OSBE: Parlamenti legjitim, të votojë Reformën Zgjedhore

OSBE: Parlamenti legjitim, të votojë Reformën Zgjedhore

Misioni i OSBE-së në Shqipëri organizoi këtë martë një tryezë diskutimi për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin me pjesëmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Në fjalën e mbajtur, ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Bochard tha se parlamenti është legjitim dhe kërkoi votimin e Reformës Zgjedhore.

“Reforma elektorale kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në Parlament janë në favor të saj ose jo. Por votimi është i ligjshëm nga pikëpamja juridike. Politikisht është votuar me parlament me shumicë. Dhe ne rekomandojmë dialogun për këtë.

Të protestosh është një e drejtë civile dhe demokratike. Është vendim i njerëzve të shkojnë apo jo në protesta.

Por protestat duhet të jenë paqësore. Ende nuk është marrë një vendim nëse opozita do të marrë pjesë apo jo, por sigurisht inkurajojmë pjesëmarrjen në zgjedhje”, tha Bochard.