Kryesore OSBE publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit

OSBE publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit

OSBE-ja ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Në raport përmenden akuzat për shitblerje të votës, por theksohet se nuk ishin të adresuara ndaj një partie të vetme.

“Liritë bazike u respektuan gjatë fushatës dhe subjektet zgjedhore mundën të bënin fushatë në mënyrë të lirë, me kufizime të imponuara nga pandemia e COVID-19, që përfshinin kufizime në pjesëmarrjen në mitingje, distancimi social etj.

Si në zgjedhjet e mëparshme, akuza të besueshme mbi shitblerjen e votës ishin të pranishme gjatë fushatës dhe pas asaj, dhe disa raste panë fillimin e hetimeve. Këto akuza nuk ishin të adresuara ndaj një partie të vetme”.

Në raport përmendet edhe struktura për mbrojtjen e votës në PD, ku cilësohet si potencialisht e paligjshme.

“Partia Demokratike, që ishte subjekti më aktiv në denoncimin e kësaj shitblerjeje, mori përsipër metoda potencialisht të paligjshme për të ”mbrojtur votën”, duke u justifikuar për këtë edhe në publik.

Drejtuesit e policisë të takuar nga ODIHR nënvizuan faktin se askush nuk ka të drejtën te ngeje struktura paralele me policinë”.

Po ashtu si në rastet e kaluara u bëhet thirrje autoriteteve për të identifikuar dhe dënuar shitblerjen e votës.

“Strukturat e zbatimit të ligjit duhet të rrisin sforcot për të identifikuar dhe dënuar rastet e shitblerjes. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin evidenca për çdo shitblerje dhe presion”.

Ndërkohë, raporti i OSBE-ODIHR vëren përdorimin e administratës publike nga partia në pushtet për qëllime fushate. Më tej thuhet se edhe ministrat vazhduan punën e tyre me inaugurimet edhe gjatë fushatës elektorale. OSBE thekson punësimeve në administratë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Punësimi në sektorin publik u rrit në mënyrë domethënëse në periudhën parazgjedhore, pak përpara moratoriumit për autorizimin e punësimeve në administratën publike. Media raportoi se kishte një rritje të madhe në shpërndarjen e granteve të miratuara një javë para zgjedhjeve për sa i përket programit të rindërtimit. Media raportoi se kishte një rritje të madhe në shpërndarjen e granteve të miratuara një javë para zgjedhjeve për sa i përket programit të rindërtimit. Odihr mori edhe sinjalizime që kishte patur tentativa per të influencuar votën me anë të incentivave si lëshimi i lejeve që vërtetojnë ndërtimin e paligjshëm. etj. Shumë punonjësve civilë, iu bë presion për të votuar për partinë qeverisëse”, theksohet ndër të tjera në raport.