Kulturë “Oscar” rikthehet në sallë

“Oscar” rikthehet në sallë

Shpresat se një vaksinë mund të miratohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndezur dritën jeshile edhe për Akademinë e Filmit Oscar. Ceremonia e cila u shty për në prill të vitit të tjetër do të zhvillohet me të ftuar, por numri i tyre do të jetë i kufizuar.

Edhe ky plan do të ketë  e sfidat e veta, duke krijuar dyshime rreth numrit të njerëzve që do të mund ta ndjekin atë, pavarësisht se në teatrin “Dolby” në Los Angeles ku tradicionalisht organizohet kjo ngjarje, mund të marrin pjesë rreth 3400 persona.

Ende nuk është e qartë se cilat protokolle të sigurisë do të ndiqen për ceremoninë. Gjithashtu ende nuk dihet sa aktorë të nominuar do të kenë mundësi apo të pranojnë të jenë prezent në sallë.

Madje, shumica prej yjeve të Hollywood-it që kryesisht konkurrojnë në kategoritë për aktrim, i takojnë moshës së vjetër të tillë si: Anthony Hopkins, Ellen Burstyn, Sophia Loren, Meryl Streep, David Strathair, Yuh-Jung Youn He etj.

Qëkur i gjithë globi u vendos në izolim total në muajin Mars , industria e filmit pësoi dëme të mëdha financiare kjo edhe për shkak të mbylljes së kinemave dhe teatrove. Një pjesë e madhe e projekteve kinematografike vijojnë që të shtyhen nga pasiguria që ka sjellë Covid-19.

Jo vetëm kaq, por pandemia ka detyruar Oscar që të shtyjë edhe periudhën e pranimit të filmave që do të nominohen. Normalisht pritej që konkursi të qëndronte i hapur nga 1 Janari i këtij viti deri më 31 Dhjetor, por tani  producentët kanë kohë deri më 28 Shkurt për të aplikuar.

Ceremoni të tjera që priten të mbahen vitin e ardhshëm janë Golden Globes në 28 shkurt, “Critics Choice” në 7 mars, “The Screen Actors Guild” ngjarje kjo e planifikuar për 14 Mars dhe ceremonia “Bafta”, e cila do të mbahet në 11 Prill. Edhe këto ngjarje të rëndësishme nuk dihet sesi do të mbahen pasi gjithçka varet nga situata.