Sport Oshilacionet e Liverpool-it, Klopp: futbolli i vërtetë nuk është Play Station

Oshilacionet e Liverpool-it, Klopp: futbolli i vërtetë nuk është Play Station

Pasi ekipi i Klopp nuk arriti të fitojë me Evertonin, Manchester City është sërish lider i Premier Ligës angleze.

Për të dy ekipet që konkurrojnë për titullin e kampionit, ka dhe nëntë ndeshje të mbetura.

Në gjysmën e dytë të ndeshjes në Goodison Park, Liverpool luajti me dy sulmues – Robert Firminho dhe Adam Lallana.

Kur Klopp u pyet se përse ai nuk përfshiu një sulmues të tretë në lojë, trajneri gjerman me një shprehje e arsyetim pikant: “Për mua, kjo pyetja juaj është shumë zhgënjyese. Ju mendoni se kjo është një Play Station? A mendoni se një sulmues mund të ndryshojë gjithçka? Futbolli i vërtetë nuk funksionon kështu”.

Ai tha se beson që lojtarët e tij nuk duhet të bien në panik, duke shtuar: “Nuk jemi më fëmijë të vegjël, besoj plotësisht në shanset tona”.