Aktualitet Padia e Metës ndaj Dvoranit, Prokuroria pyet Avokaten e Popullit

Padia e Metës ndaj Dvoranit, Prokuroria pyet Avokaten e Popullit

Në Prokurorinë e Tiranës është paraqitur edhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e thirrur për verifikimin që po bën organi i akuzës lidhur me padinë e Presidentit Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në vazhdën e këtyre verifikimeve që po bën Prokuroria Ballanca pritet t’u përgjigjet te gjitha pyetjeve  të prokurorit Alket Mersinaj, i cili drejton këtë çështje, jo vetëm për pretendimet e ngritura nga Presidenca në adresë të Dvoranit, por edhe për vetë pretendimet e institucionit që vete Ballanca drejton.

Gjatë ditës së nesërme, Prokuroria ka thirrur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.