Aktualitet “Pagat, gjysma në dorë e gjysma tjetër në bankë”, Rama: Në janar...

“Pagat, gjysma në dorë e gjysma tjetër në bankë”, Rama: Në janar 2018 merr fund kjo histori

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në një takim me sistemin bankar ku në fokus ishte rritja ekonomike tha se në 2018 do të ketë katërfishim të rritjes ekonomike.

“Rritja ekonomike në 2018 katërfishim më e madhe që nga rritja e vitit 2013, parashikohet të jetë 4.2%. Falë reformave agresive kemi rezultate  inkurajuese”.

Sipas, kreut të qeverisë kreditë e këqija kanë rënë me 10 pikë.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se sistemi bankar është për tu marrë shembull përsa i përket transparencës.

Rama tha se historia që kompanitë punojnë me dy bilance, një për bankat dhe një për shtetin merr fund.

Sipas tij, tashmë do njihet bilanci që dorëzohet në banka.

“Administrata nuk do njohë asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancet që tregojnë bankat. Bilancet që kompanitë tregojnë tek bankat se sa mirë janë dhe kur vijnë tek shteti sa keq janë do të marrin fund. Nuk do njohim nga janari 2018 asnjë bilanc tjetër. Mbi atë bilanc që paraqesin tek bankat do paguajnë edhe detyrimet në shtet”, tha kreu i qeverisë.