Politika “Pagjumësi kronike”, Rama tregon si ka ndikuar koronavirusi në jetën e tij

“Pagjumësi kronike”, Rama tregon si ka ndikuar koronavirusi në jetën e tij

Kreu i qeverisë Edi Rama tregoi se ditët e vështira të tërmetit dhe të koronavirusit kanë ndikuar edhe në jetën dhe përditshmërinë e tij. Në një ndërhyrje për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, ai u shpreh se këto ditë nuk ka gjumë për të, por vetëm shumë energji për të rezituar.

“Ka ndikuar tek unë personalisht në formën e një pagjumësie kronike tanimë dhe në formën e një prodhimi të energjisë ekstra për të rezistuar. Për të tjerat nuk e di, nuk kam menduar dhe nuk është koha për të bërë këto konkluzione.”

Edi Rama përsëriti edhe një herë se jemi në luftë dhe se strategjia e qeverisë për ta fituar do të jetë e njëjtë.