Kryesore “Pajtimi” i madh në foto

“Pajtimi” i madh në foto

Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari, janë ulur në tryezën e bisedimeve për të çuar përpara reformën zgjedhore.

Ajo që vihet re, është zbutja e përfaqësuesit të LSI-së Petrit Vasili, i cili ka qenë mjaft agresiv në rrjetet sociale lidhur me reformën zgjedhore, por edhe me ish-ministrin Gjiknuri dhe PD, qe deklaronte se s’ka reforme me Damian Gjiknurin.

Tashme PD dhe LSI kane pranuar te ulen ne tryeze me PS, por kushti kryesor i tyre është te mos ndryshoje sistemi zgjedhor.

Pasi kërkoi për muaj me radhë përjashtimin e Damian Gjiknurit nga diskutimet për reformën zgjedhore, Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të madhe mbrapa duke pranuar të ulet në tryezë me deputetin socialist.

Demokratët kërkonin largimin e Gjiknurit për shkak se e akuzonin si të përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet lokale të Dibrës.

Por PD nuk kërkoi vetëm përjashtimin e Gjiknurit, por edhe të përfaqësuesve të opozitës parlamentare, kusht i cili ka rënë gjithashtu.

Në tryezën e mbledhur pak minuta më parë, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë ulur me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin.

Menjëherë pasi përfundoi takimet me aletët në selinë blu, Lulzim Basha bëri me dije sot se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me PS për miratimin e Reformës Zgjedhore.